Rama: “Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washingtoni i Kosovës u tradhtua

Publikuar me datë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në mbrëmjen gala të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane në New York, ku foli edhe për dënimin me 25 vjet burg të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të shpallur më 16 shtator.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se Thaçi ishte tradhtuar dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të kishin bërë më shumë për të.

“Hashim Thaçi nuk është me ne sot këtu dhe nuk mund të jetë këtu, sepse ky vend e tradhtoi sepse Joe Biden që e emërtoi George Washingtonin e Kosovës e tradhtoi, sepse edhe pse gjenerali Clark dhe disa miq amerikanë bënë më të mirën, ky vend nuk bëri më të mirë për Hashim Thaçin, dhe kjo s’më bën të ndihem mirë dhe dua ta ndaj me ju dhe do ndalem këtu sepse nuk dua të them më shumë”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çollaku ngre akuza për Agasin dhe Hysenin: “U përdor si armë shantazhi, Rama del në filmime”

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit. Çollaku tha se historia Agasi-Hyseni, sipas tij, po hiperbolizohet dhe mund të jetë duke u përdorur si alibi për të mbuluar çështje të tjera. “Historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet për t’u përdorur si alibi. […]

“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë...