“Turp t’ju vijë”, përplasje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës për reformën territoriale

Publikuar me datë:

Reforma e re territoriale ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës në Këshillin Bashkiak të Shkodrës.

Me 28 vota pro, nga këshilltarët e PS-së dhe PSD-së, Këshilli Bashkiak ka miratuar dhënien e pëlqimit për ndryshimet e propozuara në ndarjen territoriale. Kundër kanë votuar këshilltarët demokratë.

Vendimi është kundërshtuar ashpër nga opozita, e cila e ka cilësuar reformën si një nismë të Partisë Socialiste dhe votimin e saj në Këshillin e Shkodrës si të papranueshëm.

Gjatë mbledhjes, këshilltarja demokrate Gloria Shllaku ka kritikuar qëndrimin e Këshillit Bashkiak, duke theksuar se Shkodra është ndër bashkitë e para që po jep pëlqimin për ndryshimet e reja territoriale.

Shllaku e ka krahasuar këtë vendim me qëndrimin e bashkive të tjera, ku kundër reformës janë zhvilluar edhe protesta, ndërsa gjatë debatit nuk kanë munguar as akuzat dhe përplasjet mes palëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, taksia përplaset me furgonin me mësues, 3 të plagosur

Një përplasje mes një taksie dhe një furgoni që transportonte mësues u shënua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit. Si rezultat i kësaj ngjarjeje, dy gra dhe një vajzë u plagosën dhe u dërguan në spital, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve të […]

Alarm për sigurinë ushqimore/ Djathi me Listeria u shpërnda në 3 restorante në Shkodër

Një produkt djathi “Brie”, i importuar nga Italia, është...