Një përplasje mes një taksie dhe një furgoni që transportonte mësues u shënua në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.
Si rezultat i kësaj ngjarjeje, dy gra dhe një vajzë u plagosën dhe u dërguan në spital, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se aksidenti ndodhi në kohën kur autobusi me mësues po tentonte të futej në superstradë dhe u godit nga taksia që po kalonte në atë segment.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

