Kryeministri në New York: Shqipëria ka ndërtuar imunitetin ndaj korrupsionit, dikur nuk luftohej

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Nju Jorku se Shqipëria ka pësuar një transformim të thellë gjatë viteve të fundit, duke veçuar rritjen ekonomike, zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë fjalës së mbajtur në mbrëmjen gala të Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Rama tha se vendi ka arritur rezultate që, sipas tij, jo të gjithë i pranojnë lehtë.

“Sa shumë ka ndryshuar Shqipëria gjatë këtyre viteve. Askush nuk ta fal suksesin. Po, është viti i pestë a i gjashtë që kemi aeroportin më të madh në rajon. Duke qenë shumë i madh jo vetëm në terma relative, që është aeroporti me rritjen më të madhe në Europë, por edhe me shifra absolute, me shumë udhëtarë se aeroporti i Beogradit. Do të vazhdojë sepse është vetëm fillimi,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te perceptimi për korrupsionin në vend, duke argumentuar se partnerët europianë e vlerësojnë si sukses faktin që institucionet po veprojnë çdo ditë kundër tij.

“Ne shqiptarët, ajo që ne e shohim si problem, partnerët europianë e shohin si sukses. Pyetja është: a mund të ketë një vend më shumë korrupsion nëse ai luftohet çdo ditë? Dikur në Shqipëri, korrupsioni ishte gjithkund dhe lufta askund. Sot shohim diçka ndryshe. E shohim sepse sistemi demokratik i Shqipërisë ka nisur të ndërtojë imunitetin e vet,” tha ai.

Sipas Ramës, funksionimi i pushteteve të pavarura, pavarësisht sfidave dhe mangësive, tregon se korrupsioni nuk mbetet më pa pasoja.

Në fjalën e tij, kryeministri solli si shembull edhe ndryshimet në mbrojtjen e mjedisit, duke kujtuar ndalimin e gjuetisë dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura.

“Ky është sukses i madh për një vend ku 10 vjet më parë, kafshët dhe shpendët masakroheshin nga mijëra gjuetarë europianë. Sot vendi proteston për biodiversitetin. Pasi ndaluam gjuetinë, rritëm zonat e mbrojtura dhe ndaluam shfrytëzimin e pyjeve, rritëm trefish numrin e shpendëve dhe kafshëve, si dhe sipërfaqen e pyjeve të rikuperuara,” u shpreh ai.

Në përmbyllje, Rama tha se pritshmëritë e qytetarëve ndaj vendit kanë ndryshuar.

“Tashmë kemi një Shqipëri të re. Njerëzit duan më shumë. Shqipëria ku njerëzit jetonin me idenë se vendi mund të jetë më keq nuk ekziston më,” përfundoi kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çollaku ngre akuza për Agasin dhe Hysenin: “U përdor si armë shantazhi, Rama del në filmime”

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit. Çollaku tha se historia Agasi-Hyseni, sipas tij, po hiperbolizohet dhe mund të jetë duke u përdorur si alibi për të mbuluar çështje të tjera. “Historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet për t’u përdorur si alibi. […]

Rama: “Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washingtoni i Kosovës u tradhtua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në mbrëmjen...

“Kujdes kur flet për Dukagjinin”, debat mes këshilltarëve demokratë në Shkodër

Diskutimi për riorganizimin territorial të Bashkisë Shkodër ka sjellë...