Yzberisht/ 23 të mitur do të përfshiheshin në sherr, policia i ndalon në kohë: Sekuestrohen 2 shkopinj bejsbolli

Publikuar me datë:

Një konflikt mes një grupi të miturish është parandaluar nga Policia e Tiranës në zonën e Yzberishtit, pas informacionit për një përplasje të planifikuar në rrugën “Besim Alla”.

Sipas policisë, në konflikt pritej të përfshiheshin dhjetëra të rinj të moshave 13 deri në 17 vjeç. Pas sinjalizimit, efektivët e Komisariatit nr. 6 kanë ndërhyrë në zonë, ku kanë gjetur disa prej të miturve dhe kanë sekuestruar dy shkopinj bejsbolli, që dyshohet se do të përdoreshin gjatë përleshjes.

Të rinjtë e konstatuar në vend janë shoqëruar në komisariat, ndërsa më pas policia ka identifikuar edhe personat e tjerë që dyshohet se do të merrnin pjesë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve procedurale, të kryera në praninë e prindërve dhe psikologut, materialet i janë referuar Prokurorisë. Për 23 të mitur, nga 13 deri në 17 vjeç, ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Policia thotë se ndërhyrja në kohë bëri të mundur parandalimin e përplasjes, ndërsa dy shkopinjtë e bejsbollit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Çollaku ngre akuza për Agasin dhe Hysenin: “U përdor si armë shantazhi, Rama del në filmime”

Ish-deputeti dhe ish-këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Kreshnik Çollaku, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit. Çollaku tha se historia Agasi-Hyseni, sipas tij, po hiperbolizohet dhe mund të jetë duke u përdorur si alibi për të mbuluar çështje të tjera. “Historia Agasi-Hyseni po hiperbolizohet për t’u përdorur si alibi. […]

Rama: “Ky vend nuk bëri më të mirën për Hashim Thaçin, George Washingtoni i Kosovës u tradhtua

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë në mbrëmjen...