Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Shelegar të Sarandës, ndërsa familjarët e banesës ishin larguar për të marrë pjesë në një dasmë.
Sipas të dhënave fillestare, grabitësit kanë shfrytëzuar mungesën e banorëve për të hyrë në shtëpi. Pas kthimit, njëri prej anëtarëve të familjes ka zbuluar dhomat e çrregulluara dhe sendet të shpërndarë nëpër banesë.
Familjarët kanë bërë të ditur se është marrë një shumë prej rreth 15 milionë lekësh të vjetra (1.5 milionë lekë), përveç bizhuterive me vlerë që ndodheshin në shtëpi.

