Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ngritur pikëpyetje mbi shpenzimet për akomodimin e kryeministrit Edi Rama gjatë qëndrimit të tij në New York.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, KoçeKu pretendon se Rama dhe delegacioni që e shoqëron po qëndrojnë në hotelin Fouquet’s New York, në 456 Greenwich Street, në zonën e Tribeca-s.
Sipas deputetes, kostoja e dhomës dhe shërbimeve të lidhura me qëndrimin arrin në rreth 15 mijë dollarë për një natë.
KoçeKu e ka krahasuar këtë shifër me të ardhurat e pensionistëve në Shqipëri, duke ironizuar shpenzimet e pretenduara për një natë të kryeministrit.
“Pensionet e qindra pensionistëve janë sa një natë e kryeministrit Rama”, shkruan ajo.

