100 mijë persona në Japoni kanë mbushur 100 vjeç – 88% janë gra

Publikuar me datë:

Japonia ka vendosur një rekord të ri për jetëgjatësinë e popullsisë, duke e çuar për herë të parë numrin e qytetarëve mbi 100 vjeç përtej pragut të 100 mijë vetëve. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria japoneze e Shëndetësisë, aktualisht në vend jetojnë 107,677 persona që kanë arritur moshën 100 vjeç apo më shumë, një rritje prej 7,914 personash krahasuar me vitin e kaluar. Kjo shënon të 56-tin vit radhazi që Japonia sheh në rritje grupin e njëqindvjeçarëve.

Gratë dominojnë dukshëm këtë kategori. Nga gjithë të regjistruarit mbi 100 vjeç, 94,298 janë gra, që përbëjnë rreth 88% të totalit, ndërsa 13,379 janë burra.

Autoritetet japoneze e lidhin këtë trend të qëndrueshëm me përmirësimin e cilësisë së jetës, ushqyerjes më të mirë dhe arritjeve të fundit në fushën e mjekësisë.

Megjithatë, ky rekord historik vjen në sfondin e sfidave të theksuara demografike me të cilat përballet Japonia, pasi popullsia e vendit jo vetëm që po plaket, por gjithashtu po tkurret si pasojë e rënies së lindjeve. Sipas Associated Press, afro 30% e japonezëve janë 65 vjeç ose më shumë, çka ka rritur barrën mbi sistemin e sigurimeve shoqërore dhe ka krijuar vështirësi në tregun e punës.

Regjistrimi i njëqindvjeçarëve nisi në vitin 1963, kur në Japoni kishte vetëm 153 persona që i kishin kaluar 100 vitet. Në vitin 1981 ky numër arriti në 1,000, ndërsa më 1998 kaloi 10,000, duke u rritur tashmë në mbi 107 mijë.

Njoftimi për arritjen e këtij rekordi u bë në prag të “Ditës së Respektit për të Moshuarit”, që festohet në Japoni çdo 15 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

BE propozon zhbllokimin e 4.2 miliardë eurove për Hungarinë

Komisioni Evropian ka rekomanduar Këshillit të BE-së të zhbllokojë 4.2 miliardë euro nga fondet e kohezionit të destinuara për Hungarinë, duke vlerësuar se qeveria e kryeministrit Péter Magyar ka ndërmarrë hapa për të përmirësuar çështjet që lidhen me shtetin e së drejtës. Po ashtu, Komisioni ka sugjeruar që Hungaria të rikthehet plotësisht në programet Erasmus […]