Pentagoni bëri të ditur të premten një përmbledhje të re dokumentesh, videove dhe imazhesh, duke shënuar herën e gjashtë që publikohen materiale të tilla në kuadër të transparencës së qeverisë lidhur me UFO-t.
Materialet përfshijnë pamje video të disa objekteve që duken se fluturonin në masë mbi shtetin Utah në vitin 1952, si dhe një raport mbi shpenzimet e vitit 2008, i cili përshkruan një hetim qeveritar me vlerë afro 22 milionë dollarë mbi fenomene ajrore të pashpjegueshme.
Ky publikim i fundit është vazhdim i pesë publikimeve paraprake, të cilat u realizuan pas nënshkrimit të një urdhri ekzekutiv më herët gjatë vitit nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që i kërkoi qeverisë të vendoste në dispozicion të publikut të dhënat për UFO-t.
“Sot, Departamenti i Luftës po publikon publikimin e gjashtë të dosjeve të deklasifikuara dhe historike të Fenomeneve Anomale të Paidentifikuara (UAP) si pjesë e Sistemit Presidencial të Zbulimit dhe Raportimit për Takimet me UAP (PURSUE)”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnel.
Ai shtoi gjithashtu se Departamenti “do të publikojë dosje shtesë në mënyrë të vazhdueshme” dhe po angazhohet aktivisht për të përgatitur publikimin e ardhshëm të materialeve për UAP.

