Ka nisur në Shkodër ndërhyrja për lirimin e territorit të shkollës “Mati Logoreci”, ku prej vitesh ndodheshin ndërtime pa leje.
Sipas Bashkisë Shkodër, këto hapësira duhet t’u rikthehen nxënësve dhe aktivitetit të shkollës. Një pjesë e territorit ishte parashikuar edhe për funksionin e palestrës, por ndërtimet e vendosura ndër vite kishin reduktuar sipërfaqen në dispozicion.
Aksioni do të vijojë edhe në ditët e ardhshme, deri në largimin e objekteve pa leje dhe rikthimin e hapësirës në funksion të shkollës dhe nxënësve.

