Ukrainë/ Tortura, përdhunime e goditje elektrike. OKB: Mbi 1 mijë raste të dhunës seksuale që nga nisja e luftës

Publikuar me datë:

Më shumë se 1 mijë raste të dhunës seksuale janë regjistruar në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus në shkurt të vitit 2022, sipas një raporti të ri të Kombeve të Bashkuara.

Sipas OKB-së, 1,004 raste janë dokumentuar deri në fund të korrikut, ndërsa 89% e tyre i atribuohen palës ruse dhe 11% palës ukrainase. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha se është thellësisht i shqetësuar nga shpeshtësia e këtyre rasteve dhe paralajmëroi se ato mund të vazhdojnë.

Raporti është bazuar në intervista konfidenciale me qindra viktima, dokumente gjyqësore dhe të dhëna zyrtare.

Kreu i misionit të monitorimit të të drejtave të njeriut të OKB-së në Ukrainë, Danielle Bell, theksoi se shifra e dokumentuar përfaqëson vetëm një pjesë të realitetit.

Sipas raportit, viktimat kanë përfshirë burra, gra dhe fëmijë, ndërsa shumica e rasteve të dokumentuara lidhen me qendra paraburgimi dhe territoret e pushtuara ukrainase. OKB-ja raportoi për raste përdhunimi, gjymtimi gjenital, goditjesh elektrike dhe dhune ndaj organeve gjenitale, si dhe forma të tjera abuzimi.

Sipas raportit, viktima më e re e përdhunimit të dokumentuar ishte një vajzë katërvjeçare, ndërsa më e madhja një grua 82-vjeçare, dhe në të dyja rastet autoritetet ruse janë identifikuar si përgjegjëse.

Volker Turk u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të hetojnë menjëherë dhe në mënyrë të paanshme të gjitha akuzat e besueshme për dhunë seksuale dhe të vendosin përgjegjësit para drejtësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zidane zgjedh Mbappen: Do të jetë kapiteni im

Zinedine Zidane ka filluar zyrtarisht detyrën si trajner i...

Nga Bayern te Dardanët/ Erblin Osmani zgjedh Kosovën, grumbullohet për Nations League

Pas periudhave të tensionuara midis futbollistëve dhe federatës, Kosova...

Xhaka përfundon nën hetim në Zvicër

Granit Xhaka, futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën, është bërë...