Shtëpia e kardinalit shqiptar Ernest Simoni në Firence është grabitur, ndërsa ai ndodhej në Londër për një takim me Mbretin Charles.
Sipas raportimeve, hajdutët kanë hyrë në banesë dhe kanë marrë rreth 30 mijë euro, ndërsa mes sendeve të vjedhura është edhe leja e qëndrimit e kardinalit.
Ernest Simoni, një prej figurave të njohura të klerit katolik shqiptar, ndodhet në moshën 97-vjeçare. Ai ishte larg banesës në momentin kur ka ndodhur grabitja, pasi ndodhej në Londër për takimin me Mbretin Charles.
Ngjarja është denoncuar dhe autoritetet italiane kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

