Është prezantuar këtë të premte drejtori i ri i Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Shkodër, Gert Haka.
Në kuadër të ndryshimit në drejtimin e institucionit, Haka u prezantua në detyrën e re, me objektiv rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjatë prezantimit u shpreh edhe vlerësim për drejtuesin e mëparshëm, Marjan Ndërshtiqaj, për punën dhe kontributin e dhënë gjatë drejtimit të DRSHTRR Shkodër.
Gert Haka merr detyrën e re me fokus vijimin e objektivave institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve të ofruara për qytetarët.

