Homazhe për Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares

Publikuar me datë:

Të premten u mbajtën homazhe në nder të Esat Bushatit, një nga personalitetet më të njohura të futbollit të Shkodrës, i cili u shua në moshën 97-vjeçare.

Homazhet u organizuan në stadiumin “Loro Boriçi”, ku morën pjesë anëtarë të klubit Vllaznia, ish-lojtarë, përfaqësues të Bashkisë Shkodër dhe shumë sportdashës për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-mbrojtësit të njohur.

Gjatë ceremonisë u theksua roli i rëndësishëm dhe kontributi i pandërprerë i Bushatit në futbollin e Shkodrës dhe në atë kombëtar.

Gjatë ceremonisë për figurën e tij dhanë mendimet mjeku i KF Vllaznia, Zyhdi Çoba, ish-futbollisti i Vllaznisë, Xhevdet Basha, presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, si dhe nënkryetari i Bashkisë Shkodër, Marjan Ndërshtiqaj.

Esat Bushati ka qenë pjesë e ekipit të Vllaznisë në periudhën ’40-’60, më pas ai luajti edhe për Partizanin. Gjithashtu ai ka përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare, duke u shquar si mbrojtës dhe duke u renditur ndër lojtarët më të mirë të brezit të tij.

Me ndarjen nga jeta të Bushatit, futbolli shkodran humbi një prej personaliteteve që kanë qenë themel për zhvillimin dhe traditën e klubit Vllaznia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kufizohet qarkullimi në urën e Matit

Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar kufizimit...

Plehrat pushtojnë Stajkën/ Banorët përballë situatës alarmante

Prej disa ditësh, rruga kryesore në fshatin Stajkaj të...