Shkodër/ 25-vjeçari rrëshqet aksidentalisht në lokal, niset me helikopter drejt Traumës

Publikuar me datë:

Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë, pas një incidenti të ndodhur mesditën e kësaj të premteje në një lokal në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ambientet e një lokali, duke pësuar dëmtime në kokë.

Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i riu është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

25-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur në një lokal në qytetin e Shkodrës dhe për pasojë është dëmtuar në kokë.   

Pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ai u transportua me helikopter në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.  

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mirditë/ Kultivonte bimë narkotike në mes të pyllit, arrestohet 37-vjeçari

Një 37-vjeçar është arrestuar në Mirditë, pasi dyshohet se kishte kultivuar dhjetëra bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar në fshatin Xhuxhë. Operacioni i koduar “Droni” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas monitorimit me dron të zonave të thella malore, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të […]

Prezantohet drejtori i ri i DRSHTRR Shkodër, Gert Haka

Është prezantuar këtë të premte drejtori i ri i...