Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përgjumet drejtuesi, plagosen një grua dhe një fëmijë

Publikuar me datë:

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të premte në mëngjes në aksin Elbasan-Peqin, ku një automjet është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti drejtohej nga një shtetas maqedonas, i cili po udhëtonte në drejtim të Rrogozhinës. Dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit pasi e ka zënë gjumi gjatë drejtimit.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar një grua dhe një fëmijë, të cilët janë transportuar për marrjen e ndihmës mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shkaqet e aksidentit mbeten ende nën hetim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kufizohet qarkullimi në urën e Matit

Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar kufizimit...

Plehrat pushtojnë Stajkën/ Banorët përballë situatës alarmante

Prej disa ditësh, rruga kryesore në fshatin Stajkaj të...

Homazhe për Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares

Të premten u mbajtën homazhe në nder të Esat...

Zhduku 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë...