“Më pë*dhunonte në sy të djalit”, rrëfimi rrëqethës i gruas që denoncoi dhunën e dajës së Zegjine Çaushit: Më thanë hiq denoncimin se je në hasmëri

Publikuar me datë:

Një rrëfim dramatik ka qenë ai që ka dhënë sot Merita Gremaj, në emisionin Me zemër të hapur në News24 të autores e moderatores Evis Ahmeti.

Gremaj, që ka bërë denoncim për dhunë e përdhunim ndaj dajës së Zegjine Çaushit bëri një deklaratë tepër të fortë. Deklaroi se është përdhunuar e dhunuar nga Bledar Bakaj në sy të djalit të tij.

Më tej, theksoi se i kanë shkuar në shtëpi nipërit e Bledar Bakajt dhe i kanë kërkuar të heqë denoncimin, pasi ndryshe do ishin në hasmëri.

Merita Gremaj: Ne jemi të traumatizuar. Babait ja ka këputur këmbën. Ne jemi akoma jemi të kërcënuar. Bledar Bakaj ka shokë edhe policët në Roskovec. Më kanë ardhur dy njerëzit e tij e më kanë thënë se bën mirë të heqësh denoncimin se do jemi në hasmëri. Kanë ardhur dy vetë në spital. Janë shumë të afërt me Bledarin, janë nipër e kushërinj. Nuk më kanë kërcënuar, por më thanë që është mirë që situata të qetësohet më thanë, se atë do e lirojnë.

Mua më çonte në varreza e më thoshte se varrin e këtu e trupin tënd nuk e lë të shkojë në Suk, se unë jam nga Suku. Mbante thika, nuk më linte të ikja. Më ka marrë forcërisht në ambiente të Politeknikës. Dhe kur më përdhunonte, prezent ishte djali e thoshte lëre se e vdiqe. Është shumë e tmerrshme ajo që ka ndodhur.

Bledar Bakaj, daja i Zegjine Çaushit, u arrestua për dhunë ndaj babait të ish-bashkëjetueses. Në drejtim të Bakajt janë hedhur akuza të rënda edhe nga ish-gruaja, po për përdhunim.  

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kufizohet qarkullimi në urën e Matit

Ura e vjetër e Matit i është nënshtruar kufizimit...

Plehrat pushtojnë Stajkën/ Banorët përballë situatës alarmante

Prej disa ditësh, rruga kryesore në fshatin Stajkaj të...

Homazhe për Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë dhe Kombëtares

Të premten u mbajtën homazhe në nder të Esat...

Zhduku 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Gjykata e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë...