Kryeministri për Velian: Përsëri Tirana pa kokë, kryetari nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka dalë me një deklaratë pas vendimit të gjykatës që la në burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë reagimit të tij publik, Rama kritikoi vendimin, duke theksuar se kryeqyteti është “pa kokë”. Sipas tij, mbajtja në paraburgim e Veliajt ka pasur pasoja për Tiranën.

Reagimi i plotë:

“Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq!

Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli – madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë.

Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gjithashtu faktit që ende nuk shihet gjëkundi prova e rrezikshmërisë ekstreme, e cila mund të arsyetojë kyçjen e pambarimtë në qeli të një të zgjedhuri nga populli, ka një të vërtetë tjetër të hidhur:

Askush s’po do t’ia dijë për koston përditë e më të lartë të të parit kryeqytet në botë, që prej thuajse dy vjetësh jeton me kokë të prerë dhe për haraçin që thuajse 1 milionë banorë duhet t’i paguajnë përditë këtij eksperimenti të paparë e të padëgjuar juridik, social dhe ekonomik”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen 2 automjete

Një aksident automobilistik ndodhi të martën në afërsi të...

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

Në segmentin rrugor Maqellarë–Peshkopi është shënuar një aksident, ku...