Velipoja kërkon më shumë investime/ Banorët propozojnë ndërhyrje në rrugë, ndriçim, kanale dhe transportin e nxënësve

Publikuar me datë:

Vijojnë konsultimet publike me banorët e Njësisë Administrative Velipojë, në kuadër të procesit të këshillimit me publikun për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Shkodër, si dhe për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

Gjatë takimit, banorët shprehën mirënjohje dhe falënderime për investimet dhe ndërhyrjet e realizuara në zonën e tyre, duke vlerësuar përmirësimet e arritura dhe punën e bërë në shërbim të komunitetit.

Ndër prioritetet kryesore të ngritura nga banorët ishin:përmirësimi i infrastrukturës rrugore, përmirësimi i ndriçimit rrugor në disa zona; pastrimi dhe sistemimi i kanaleve kulluese të treta; sigurimi i transportit të fëmijëve për në shkollë; përmirësimi i infrastrukturës dhe rritja e cilësisë së shërbimeve publike.

Në kuadër të konsultimit për reformën administrativo-territoriale, banorët patën gjithashtu mundësinë të shprehin mendimet, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me projektligjin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi/ Plagosen 5 persona, 4 prej tyre nisen me urgjencë drejt Tiranës

Në segmentin rrugor Maqellarë–Peshkopi është shënuar një aksident, ku...

“Këshilli i Ndrikullave” rikthehet në skenën e “Migjenit”, Sandër Ruçi sjell një version të ri

Një nga komeditë më të njohura të humorit shkodran, “Këshilli i Ndrikullave”, pritet të rikthehet së shpejti në skenën e Teatrit “Migjeni”, këtë herë përmes një përshtatjeje moderne. Aktori i njohur i humorit shkodran, Sandër Ruçi, po merret me përgatitjen e shfaqjes. Gjatë një konference për mediat të zhvilluar në ambientet e Teatrit “Migjeni”, ai […]