Audiopërgjimi i Ahmetajt, qeveria hesht për armët, Ismaili sulmon ish-zv.kryeministrin

Publikuar me datë:

Qeveria ka zgjedhur të sulmojë ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, që publikoi audiopërgjimin, ku implikohet miku i kryeministrit dhe ortaku i qeverisë, duke mos dhënë asnjë shpjegim për skandalin e trafikut të armëve.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, foli edhe për makinën e re luksoze të kryeministrit Edi Rama, duke thënë se është marrë me qira nga Partia Socialiste.

Pas disa ditësh heshtje nga publikimi i audiopërgjimit nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, ku miku dhe ortaku i qeverisë, Roni Yeffet, flet për trafik armësh dhe pranon se është kontraktuar për të bërë punë të pista të qeverisë Rama, Këshilli i Ministrave ka zgjedhur si strategji jo shpjegimin për pazaret në emër të qeverisë, por sulmin ndaj denoncuesit. Në emër të qeverisë, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, refuzoi të sqarojë akuzat për trafik armësh.

Teksa për Arben Ahmetajn ministrat ishin të gatshëm për të sulmuar, nuk kishin të njëjtin standard kur bëhet fjalë për pasardhësen e Ahmetajt, Belinda Ballukun. Pasi SPAK sekuestroi vilën e dytë të Ballukut, si provë të korrupsionit, vartësit e Edi Ramës e cilësojnë vendimmarrjen për të në Kuvend si votë individuale të deputetëve dhe jo qëndrim politik, siç Edi Rama ka artikuluar më herët, për ata që kishin llogari të hapura për drejtësinë.

E pyetur nga Syri Televizion, për faktin se, teksa qytetarëve u flet për besën, vetë udhëton me prodhimin më të fundit luksoz të Mercedes-Benz, qeveria, e cila kishte shmangur transparencën për këtë temë prej javësh, sot gjeti zgjidhjen duke thënë se kjo makinë është marrë me qira jo nga qeveria, por nga Partia Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related