Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Publikuar me datë:

Tre raste të prostitucionit të cilat reklamoheshin edhe në rrjetet sociale është goditur në Tiranë. Policia bën me dije se janë vënë në pranga një shqiptar dhe 3 gra të huaja.

Ata dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini”, “Milan Shuflaj” dhe “Him Kolli”. Gjithashtu u procedua penalisht një person i cili ishte përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

“Tiranë/Finalizohet faza e dytë e operacionit të koduar “Last post”. Goditen 3 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në kryeqytet.

Arrestohen 3 shtetase vietnameze dhe braziliane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe 1 shtetas shqiptar që shfrytëzonte për këtë veprimtari, njërën prej shtetaseve vietnameze të arrestuara.

Sekuestrohen 4 celularë që dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie, në rrjete sociale.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, kryer në terren dhe në hapësirën digjitale, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të reklamimit në rrjete sociale, të prostitucionit të ushtruar në apartamente me qira ditore, në lagje të ndryshme të kryeqytetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan fazën e dytë të operacionit të koduar “Last post”.

Gjatë kësaj faze u arrestuan shtetasit: -I. L., 25 vjeçe, shtetase braziliane, dhe U. L., 42 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se kishin përshtatur apartamente të marra me qira ditore, për ushtrim të prostitucionit, në rrugët “Xhoxhi Martini” dhe “Milan Shuflaj”;

-E. H., 35 vjeç dhe Th. H., 37 vjeçe, shtetase vietnameze, pasi dyshohet se 35-vjeçari shfrytëzonte 37-vjeçaren, për ushtrim të prostitucionit në një apartament të marrë me qira ditore, në rrugën “Him Kolli”.

Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas, përfitues nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Universiteti i Shkodrës pasuron bibliotekën me botime mbi krimet dhe pasojat e komunizmit

Biblioteka Shkencore e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka...

Siguria pranë shkollave në Shkodër, policia paralajmëron edhe patrulla civile

Me nisjen e vitit të ri shkollor, institucionet arsimore...

Audiopërgjimi i Ahmetajt, qeveria hesht për armët, Ismaili sulmon ish-zv.kryeministrin

Qeveria ka zgjedhur të sulmojë ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj, që...