“Art House School” rikthehet në Shkodër / Genti Korini prezanton veprat që do të përfaqësojnë Shqipërinë në Venecia

Publikuar me datë:

Edicioni i pestë i “Art House School” ka nisur në Shkodër, duke mbledhur artistë, krijues dhe profesionistë të artit bashkëkohor në një program që synon shkëmbimin e ideve dhe eksperiencave.

I ftuari i parë i këtij edicioni ishte artisti Genti Korini, i cili u ndal te puna dhe krijimtaria e tij, duke ndarë me pjesëmarrësit eksperiencën e krijimit artistik.

Gjatë takimit në Shkodër, Korini prezantoi edhe disa prej punëve të tij në format video, të cilat do të udhëtojnë drejt Venecias për t’u bërë pjesë e prezantimit të Shqipërisë në kuadër të Bienales së Venecias.

Për artistin, pjesëmarrja në një prej ngjarjeve më të rëndësishme të artit bashkëkohor në skenën ndërkombëtare përbën një mundësi të rëndësishme për të promovuar krijimtarinë shqiptare përtej kufijve.

Përgjatë ditëve në vijim, “Art House School” do të vijojë me takime, diskutime dhe aktivitete të ndryshme, duke krijuar një hapësirë ku artistët e rinj mund të ndërveprojnë me emra dhe profesionistë të artit bashkëkohor.

Programi i këtij viti në Shkodër do të vijojë deri më 16 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

180 fëmijë në nevojë pajisen me çanta dhe mjete shkollore në Vau-Dejës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor,...

Sulmohet Kapiteni i Kosovës, denoncohen rastet

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këto kushte, është parë e arsyeshme të bëhet një denoncim, duke ndjekur kështu çështjen në rrugë ligjore. Njoftimi i përfaqësuesve ligjor të Rrahmanit: “Zyra e Avokatëve Hodaj […]

AKU njoftoi tërheqjen e Salame Galbanetto/ Conad: Produkti nuk ka qenë asnjëherë në shitje

Conad Albania ka reaguar pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar...