AKU njoftoi tërheqjen e Salame Galbanetto/ Conad: Produkti nuk ka qenë asnjëherë në shitje

Publikuar me datë:

Conad Albania ka reaguar pas njoftimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për produktin Salame Galbanetto, loti L.264173, duke sqaruar se produkti në fjalë nuk ka qenë në shitje për konsumatorët.

Sipas Conad Albania, sasia prej 3.74 kilogramësh ishte izoluar në magazinë dhe ishte vendosur për asgjësim pesë ditë përpara njoftimit të bërë nga AKU. Kompania ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është komunikuar rasti nga institucioni, pasi, sipas saj, njoftimi i AKU-së nuk ka pasqyruar faktin se produkti ishte bllokuar dhe nuk kishte dalë në treg.

Reagimi i Conad vjen pas alarmit të krijuar te konsumatorët nga njoftimi i AKU-së, i cili paralajmëronte për produktin dhe se në sallamin që vinte nga Italia kishte trupa te huaj. Sipas kompanisë, nuk bëhet fjalë për një produkt që ndodhej në raftet e dyqaneve apo që ishte në dispozicion të konsumatorëve, pasi sasia e konstatuar ishte izoluar në magazinë dhe ishte bllokuar për asgjësim.

Conad kërkon që informacioni të paraqitet në mënyrë të plotë dhe të saktë, duke vënë në dukje se komunikimi i AKU-së ka krijuar një perceptim të ndryshëm nga situata faktike e produktit.

REAGIMI I CONAD
AKU KRIJON ALARM TË RREMË!

Produkti Salame Galbanetto – Loti L.264173 nuk ka dalë kurrë në shitje.

Sasia prej 3.74 kg ishte izoluar në magazinën e Conad Albania dhe ishte bllokuar për asgjësim 5 ditë përpara njoftimit të AKU-së.

Pse AKU bëri një njoftim kaq alarmues pa pasqyruar këto fakte?

AKU ALARMOI PUBLIKUN, POR NUK I THA PUBLIKUT TË VËRTETËN E PLOTË!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

180 fëmijë në nevojë pajisen me çanta dhe mjete shkollore në Vau-Dejës

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor,...

Sulmohet Kapiteni i Kosovës, denoncohen rastet

Përfaqësuesit ligjorë të Amir Rrahmanit kanë bërë të ditur se kapiteni i Kosovës është sulmuar dhe kërcënuar nga persona të lidhur me Federatën e Futbollit të Kosovës. Në këto kushte, është parë e arsyeshme të bëhet një denoncim, duke ndjekur kështu çështjen në rrugë ligjore. Njoftimi i përfaqësuesve ligjor të Rrahmanit: “Zyra e Avokatëve Hodaj […]