EMRI/ Ekzekutimi barbar për çështje droge/ Identifikohet viktima, bëhet fjalë për një 35-vjeçar shqiptar

Publikuar me datë:

Mediat italiane publikojnë të tjera detaje nga zbulimi i një trupi të pajetë në makinën e fundosur. Sipas tyre, bëhet fjalë për vrasje, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar shqiptar. Dyshohet për një larje hesapesh për çështje droge.

IL GAZZETTINO

Është vrasje!

Personi i gjetur brenda makinës së fundosur mëngjesin e djeshëm, më 9 shtator, është vrarë: këtë e bën të ditur një njoftim i Prokurorisë së Padovës.

Trupi i pajetë në makinë: kush është viktima

Viktima, njofton gjithashtu Ppokuroria, është identifikuar: bëhet fjalë për një 35-vjeçar me origjinë shqiptare Ferdinand Hoti, pa vendbanim të përhershëm. Nga verifikimet e para mjeko-ligjore rezulton se është përdorur një armë zjarri. Për momentin, hipoteza kryesore është se mund të bëhet fjalë për një larje hesapesh në ambiente kriminale që merren me shitjen e drogës.

Vazhdojnë hetimet për të sqaruar atë që ka ndodhur.

Gjetja e trupit dhe kamerat

Gjatë gjithë pasdites së djeshme, karabinierët shqyrtuan kamerat e sigurisë së brendshme të zdrukthëtarisë që ndodhet përballë pikës së saktë ku, në rrugën Via del Santo, mëngjesin e djeshëm u nxor nga uji Fiat Bravo.

Në veçanti, njëra prej kamerave që kryejnë videovëzhgimin e aktivitetit artizanal është e instaluar në perimetrin e jashtëm të kapanonit dhe lejon, ndonëse me një kënd të ngushtë, të shihet trafiku rrugor. Forcat e policisë e morën dhe e shqyrtuan atë, duke u kthyer edhe pas në kohë, te ditët e mëparshme, por nga ajo kamerë nuk mundi të vinte një përgjigje që të jepte një drejtim për hetimet.

Analiza e makinës

Do të analizohet gjithashtu vetë Fiat Bravo, për të evidentuar gjurmë të mundshme gjaku që mund të kenë mbetur ende në kabinën e automjetit të vogël, të cilat mund të tregojnë se si dhe kur trupi i viktimës është futur në makinë dhe nëse ai është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është vendosur i vdekur në bagazh, apo nëse është vrarë pasi ndodhej brenda makinës, duke qenë se edhe sediljet e pasme janë gjetur të ulura dhe viktima i kishte duart e lidhura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Myftinia Shkoder: Me dije e moral, larg alkoolit, drogës dhe humbjes së njeriut!

Myftinia Shkodër, 9 shtator 2026Me dije e moral, larg...

Kishte probleme me zemrën që fëmijë, Miss Austria ndërron jetë në moshën 22-vjeçare

Lucia Sisic, fituesja aktuale e Miss Austria, ka ndërruar...

Laprakë/ Zbardhet plagosja e dyfishtë, identifikohet autori i dyshuar

Brenda 24 orëve është zbardhur autorësia dhe janë sqaruar...