Bardh Spahia: Prangat po përdoren si presion politik, qytetarët arrestohen ndërsa pushtetarët mbrohen

Publikuar me datë:

Bardh Spahia ka reaguar ashpër lidhur me arrestimet e qytetarëve gjatë protestave, duke i cilësuar ato si një formë presioni politik dhe frikësimi.

Spahia shprehet se qytetarët që ushtrojnë të drejtën kushtetuese për të protestuar shoqërohen me forcë dhe mbahen në qeli, ndërsa më pas gjykatat në disa raste i kanë cilësuar ndalimet si të paligjshme.

Sipas tij, kjo situatë tregon një standard të dyfishtë në zbatimin e ligjit, pasi qytetari i zakonshëm përballet me forcën e policisë, ndërsa zyrtarët e akuzuar për korrupsion, sipas tij, vijojnë të mbrohen nga strukturat shtetërore.

“Kur forca e ligjit godet vetëm ata që s’kanë pushtet dhe mbron ata që e keqpërdorin atë, nuk kemi më Republikë, por një regjim klientelist që sundon përmes represionit dhe dhunës”, shkruan Spahia.

Ai ngre gjithashtu pyetjen se deri kur do të tolerohet ky standard i dyfishtë dhe thekson se shteti duhet të garantojë barazinë e të gjithëve përpara ligjit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bahamas/ Avioni privat rrëzohet në det! Humbin jetën 4 anëtarë të një familjeje

Kërkimet për një familje me katër anëtarë nga Florida...

MIA: Informacion mbi situatën e zjarreve në vend

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri,...

Tërmet 5.3 ballë trondit Tibetin, lëkundjet ndihen edhe në Nepal

Tibetit iu shkaktuan lëkundje të forta nga një tërmet...