Ceremonia për Ratko Mladiç në Serbi/ Hoxha: Glorifikimi i kriminelëve të luftës s’ka vend në Evropë

Publikuar me datë:

Shqipëria ka shprehur dënimin e saj ndaj homazheve të organizuara në Serbi për Ratko Mlladiç, ish-komandanti i forcave serbe të Bosnjës, i shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria qëndron përkrah Bashkimit Evropian dhe udhëheqësve të tij duke dënuar mënyrën se si Mlladiç është nderuar në Serbi.

Hoxha theksoi se pozicioni i Tiranës ndaj lavdërimit të kriminelëve të luftës, mohimit të gjenocidit apo tentativave për rishkrim të historisë mbetet i pandryshuar. Sipas tij, këto veprime janë të papërputhshme me vlerat evropiane dhe dëmtojnë proceset e pajtimit, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore në Ballkanin Perëndimor.

Ai shtoi më tej se veprime të tilla “fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit” ndërsa dëmtojnë besimin mes grupeve të ndryshme.

“Shqipëria dënon glorifikimin e Ratko Mlladiç, një kriminel lufte i dënuar që vdiq ndërsa vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ne i bashkohemi Bashkimit Evropian, udhëheqësve të tij dhe të gjithë atyre që me të drejtë kanë dënuar mënyrën se si ai u nderua në Serbi.

Qëndrimi ynë ka qenë i qartë dhe mbetet konsistent: glorifikimi i kriminelëve të luftës të dënuar, mohimi i gjenocidit dhe revizionizmi historik bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian dhe minojnë frymën e pajtimit, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë që janë thelbësore për një të ardhme të përbashkët në Ballkanin Perëndimor.

Akte të tilla shkaktojnë më shumë dëm sesa thjesht rihapja e plagëve të së kaluarës. Ato fyejnë viktimat dhe të mbijetuarit, gërryejnë besimin midis komuniteteve dhe njerëzve.

Shqipëria beson fuqimisht se pajtimi i vërtetë mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, llogaridhënien, respektin për viktimat dhe të mbijetuarit dhe një angazhim të përbashkët për të siguruar që krimet e së kaluarës të mos përsëriten kurrë.

Rajoni ynë ka një të ardhme për të ndërtuar së bashku. Kjo e ardhme duhet të jetë evropiane: e rrënjosur në paqe, pajtim, bashkëpunim, respekt të ndërsjellë dhe respekt të palëkundur për kujtimin e atyre që vuajtën nga tmerret e luftës”, shkruan ai

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bahamas/ Avioni privat rrëzohet në det! Humbin jetën 4 anëtarë të një familjeje

Kërkimet për një familje me katër anëtarë nga Florida...

MIA: Informacion mbi situatën e zjarreve në vend

Gjatë ditës së sotme janë raportuar 22 vatra zjarri,...

Tërmet 5.3 ballë trondit Tibetin, lëkundjet ndihen edhe në Nepal

Tibetit iu shkaktuan lëkundje të forta nga një tërmet...