Bahamas/ Avioni privat rrëzohet në det! Humbin jetën 4 anëtarë të një familjeje

Publikuar me datë:

Kërkimet për një familje me katër anëtarë nga Florida që rezultoi e zhdukur pas rrëzimit të avionit të vogël privat pranë brigjeve të Ishullit Andros në Bahamas, janë mbyllur tragjikisht. Autoritetet kanë rikuperuar trupat e të gjithë pasagjerëve të ndodhur në bord. Viktimat përfshijnë pilotin Mario Lamar, 80 vjeç, bashkëshorten e tij Lily Lamar, 79 vjeç, si dhe nipërit e tyre Sophie Sosa, 28 vjeç, dhe Christian Sosa, 22 vjeç.

Mjeti fluturues, një Piper PA-34, u nis nga Great Harbour Cay në Bahamas me destinacion Aeroportin Ekzekutiv të Miamit në Florida.

Rreth 13 milje në perëndim të Ishullit Andros, kontakti me kontrollin ajror u ndërpre. Më pas, autoritetet u lajmëruan për një incident të mundshëm ajror në ujërat pranë Red Bays. Piloti Mario Lamar, që kontrollonte avionin, ishte me një përvojë mbi katër dekada dhe shpesh udhëtonte drejt Bahamas, ku familja posedonte edhe një shtëpi pushimi.

Pas zhdukjes së avionit, të afërmit iu bashkuan kërkimeve për lokalizimin e familjarëve të tyre. Në përfundim, familjarët së bashku me qytetarë të tjerë arritën të identifikojnë vendndodhjen e katër personave dhe të nxjerrin trupat nga zona me ndihmën e anijeve të tyre. Operacionit i është bashkangjitur edhe Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara, ndërsa kushtet e vështira atmosferike penguan gjetjen.

Të afërmit kanë shprehur mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan gjatë operacionit të kërkimit dhe kanë kërkuar që gjatë kësaj periudhe të vështirë të respektohet privatësia e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Diplomat janë bileta për arratisje”/ Studentët me mesazhe simbolike në muret e ministrisë

Mesazhe simbolike dhe ironike janë shfaqur në muret e Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë shkruar sloganet “Diplomat janë bileta për arratisje” dhe “Ministria e çArsimit”. Përmes këtyre mbishkrimeve, ata kanë përcjellë pakënaqësinë e tyre ndaj situatës në arsim, duke përdorur ironinë si formë proteste. Në ditën e 15-të të revoltës kundër qeverisë së Edi […]