Ulëz/ Zjarri del tërësisht jashtë kontrolli, shkrumbohen banesa e pemëtore, evakuohen qindra krerë bagëti

Publikuar me datë:

Zjarret që kanë përfshirë disa fshatra në Njësinë Administrative Ulëz të Bashkisë së Matit kanë dalë jashtë kontrollit, duke krijuar një situatë tepër të rrezikshme. Flakët masive kanë përpirë deri tani qindra hektarë pyje dhe kanë shënuar dëme të rënda, përfshirë djegien e banesave.

Dy shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga zjarri në këtë zonë. Pronarët, Preng dhe Geg Stojani, thanë se i humbën të gjitha sendet e tyre brenda shtëpive. Për fat të mirë, asnjë person nuk ndodhej brenda në momentin kur shtëpitë morën flakë, por zjarri ka shkatërruar plotësisht edhe pemëtoret e tyre.

Me përhapjen e shpejtë të zjarrit, autoritetet ndërhynë duke evakuuar afërsisht 300 krerë lopë, të cilat u transferuan menjëherë drejt fshatit Gallatë të Milotit.

Megjithatë, rreziku vazhdon të jetë i madh edhe për fshatrat Tordhën dhe Madhesh, ku banesa të tjera dhe mbi 200 koshere bletësh mund të digjen në çdo moment.

Dhjetëra forca të shërbimit zjarrfikës, shërbimit pyjor, mbrojtjes civile, Forcave të Armatosura dhe banorë vullnetarë po marrin pjesë në një operacion të gjerë nga toka. Deri tani, ndihma ajrore është e kufizuar, pasi aksioni po mbështetet vetëm nga një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes.

Përballë kësaj situate, autoritetet vendore kanë kërkuar ndihmë të menjëhershme për përforcime nga ajri, pasi zjarret po afrohen drejt luginës së Shkopetit, duke rrezikuar dëme të mëdha mjedisore dhe materiale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Policia e Shkodrës i bashkohet nismës për dhurimin e gjakut për talasemikët

Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe strukturave...

Disiplina godet Vllazninë, dënime të rënda për Xhaferin, Martinin dhe Dervishajn

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka publikuar vendimet për ngjarjet e fundit, ku në fokus janë edhe drejtues dhe pjesëtarë të stafit të Vllaznisë. Dënimin më të rëndë e ka marrë presidenti i klubit shkodran, Alban Xhaferi. Ai është pezulluar për 15 ndeshje, për shkak të sulmit ndaj zyrtarëve të ndeshjes. Gjatë kësaj periudhe, Xhaferit […]