Pas dhunës në Elbasan, reagon Tirana: Na vjen keq për atë që ndodhi

Publikuar me datë:

Tirana do të duhet të luajë pa tifozë në ndeshjen e javës së tretë të Abissnet Superiore. Takimi me Vorën në stadiumin “Selman Stërmasi” do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve, si pasojë e një dënimi të marrë nga Komisioni i Disiplinës pas incidenteve të ndodhura në Elbasan sezonin e kaluar.

“KF Tirana njofton të gjithë tifozërinë bardheblu dhe opinionin sportiv se, në zbatim të vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së, klubi është dënuar me zhvillimin e dy ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

Për rrjedhojë, ndeshja e ardhshme që KF Tirana do të zhvillojë në shtëpi do të luhet me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve në stadium.

Na vjen keq që skuadra do të duhet t’i zhvillojë këto ndeshje pa mbështetjen e drejtpërdrejtë të tifozërisë sonë, e cila ka qenë dhe mbetet pjesë e pandashme e identitetit, historisë dhe forcës së KF Tiranës. Pa ju në tribunë. Me ju në fushë”, shkruan Tirana.

Skuadra bardheblu do të mirëpresë sërish tifozët në tribunë në ndeshjen e radhës si pritës, e cila do të jetë pikërisht ndaj Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ervin Hodaj merr përfundimisht drejtimin e Policisë së Durrësit

Ervin Hodaj është emëruar përfundimisht drejtor i Drejtorisë Vendore...