Lëvizje në kupolën e Policisë, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Publikuar me datë:

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese, me emërime dhe transferime në disa drejtori vendore dhe në departamentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në kuadër të këtyre lëvizjeve, Drejtuesi i Parë Kastriot Skënderaj është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Ndërkohë, Drejtuesi Fatmir Hoxha, i cili mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, është emëruar Specialist në Drejtorinë për Integrimin në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndryshime ka edhe në strukturat drejtuese të Policisë së Beratit dhe Korçës. Drejtuesi Luigj Vathi, nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.

Në të njëjtën kohë, Drejtuesi Gëzim Zhupaj, i cili drejtonte Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, është transferuar dhe emëruar Shef Sektori në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Lëvizjet kanë prekur edhe strukturat e Policisë së Tiranës. Kryekomisari Dashnor Muhaj, i cili mbante postin e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Muhaj është emëruar Specialist për Migracionin e Parregullt në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ishulli i Shurdhahut merr pamje të re/ Nis pastrimi i sitit mesjetar të Sardës

Ishulli i Shurdhahut, një prej dëshmive më të rëndësishme...

Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen...

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me...