Ishulli i Shurdhahut merr pamje të re/ Nis pastrimi i sitit mesjetar të Sardës

Publikuar me datë:

Ishulli i Shurdhahut, një prej dëshmive më të rëndësishme të trashëgimisë mesjetare në veri të Shqipërisë, po i nënshtrohet këtyre ditëve një ndërhyrjeje të gjerë pastrimi.

Në këtë ishull ruhen rrënojat e qytetit mesjetar të Sardës, një sit me rëndësi të veçantë historike dhe arkeologjike. DRTK Shkodër ka nisur prej disa ditësh një aksion masiv për pastrimin e strukturave të mbetura, vijës së mureve rrethuese, si dhe shtigjeve kryesore që përshkojnë sitin.

Ndërhyrja synon të përmirësojë gjendjen dhe aksesueshmërinë e zonës, duke bërë më të dukshme strukturat historike dhe duke krijuar kushte më të përshtatshme për vizitorët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]