Vdekja tragjike e gruas 7 muajshe shtatzënë, nis procedimi penal për 3 mjekët në maternitetin e Pogradecit (EMRAT)

Publikuar me datë:

Pas vdekjes së 36-vjeçares shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë, Policia ka nisur procedimin penal ndaj tre mjekëve të maternitetit të Pogradecit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 30 gushtit 2026, kur Marjana Karolina Bunaj u paraqit në maternitetin e Pogradecit në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Pas ekzaminimit nga tre mjekët e maternitetit, 36-vjeçarja u nis me autoambulancë drejt Tiranës, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. Por gjatë rrugës, gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe autoambulanca u drejtua për në maternitetin e spitalit të Elbasanit. Pavarësisht ndërhyrjes mjekësore, në spital u konstatua se gruaja kishte humbur jetën.

Pas ngjarjes, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj tre mjekëve që kishin kryer ekzaminimin e 36-vjeçares. Bëhet fjalë për Blerta Delijan, 35 vjeçe, banuese në Elbasan, Anri Topi, 40 vjeç, dhe Saimir Çela, 34 vjeç, të dy banues në Pogradec. Të tre ushtronin detyrën e mjekut në maternitetin e Pogradecit.

Marjana Karolina Bunaj humbi jetën dje teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: B. D., 35 vjeçe, banues në Elbasan, A. T., 40 vjeç, dhe S. Ç., 34 vjeç, të dy banues në Pogradec, me detyrë mjekë në maternitetin e Pogradecit.

Mbrëmjen e datës 30.08.2026, është paraqitur në martenitetin e Pogradecit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtetasja M. K., 36 vjeçe, 7 muajshe shtatzënë. Pas ekzaminimit nga këta tre mjekë, 36-vjeçarja është nisur me autoambulancë, për ndihmë mjekësore të specializuar në një maternitet në Tiranë, por duke qenë se gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë rrugës, ajo është dërguar në maternitetin e spitalit të Elbasanit, ku u konstatua se kishte humbur jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

  • gruaja
  • shtatezene

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Lëvizje në kupolën e Policisë, ndryshojnë drejtuesit në Elbasan, Berat dhe Korçë

Policia e Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat...

Ishulli i Shurdhahut merr pamje të re/ Nis pastrimi i sitit mesjetar të Sardës

Ishulli i Shurdhahut, një prej dëshmive më të rëndësishme...

Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth

Sekretari i Ushtrisë amerikane, Dan Driscoll, ka paraqitur dorëheqjen...

Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”

Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me...