Nelson Hysa rikthehet sonte në ring, përballë Thomas Narmos në Londër

Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të rikthehet sonte në ring, ku do të përballet me norvegjezin e pamposhtur Thomas Narmo.

Dueli do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës, në kuadër të eventit të boksit ku përballja kryesore është ajo mes Moses Itauma dhe Filip Hrgovic.

🥊 Nelson Hysa – Thomas Narmo

📍 O2 Arena, Londër

📅 29 gusht 2026

📺 DAZN

Hysa vjen në këtë përballje me një rekord prej 24 fitoresh në 24 ndeshje, 22 prej të cilave i ka fituar me nokaut. Edhe Narmo është i pamposhtur, me 14 fitore në po aq ndeshje.

Boksieri shqiptar, 41 vjeç, renditet aktualisht në vendin e gjashtë në WBA dhe të 11-in në WBO. Një fitore sonte do ta afronte më shumë me mundësinë për të zhvilluar përballje të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.

Hysa ka deklaruar se synimi i tij është titulli i botës, ndërsa ka shprehur edhe dëshirën për t’u përballur me kampionin e WBC-së, Agit Kabayel.

Por fillimisht, ai duhet të kalojë Thomas Narmon. Shqiptari synon sonte fitoren e 25-të në karrierë dhe një tjetër hap drejt objektivit të madh, titullit kampion bote.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe