Mungesa e ujit në Malësi të Madhe, PSD kërkon ndërhyrje ndaj lidhjeve të paligjshme

Furnizimi me ujë të pijshëm vijon të jetë problem për banorët e disa zonave të Malësisë së Madhe, veçanërisht në kushtet e temperaturave të larta.

Përfaqësues të Partisë Socialdemokrate në Këshillin Bashkiak thonë se kanë marrë shqetësime nga banorët e Koplikut dhe Bajzës për ndërprerjet dhe mungesën e furnizimit me ujë.

Sipas PSD-së, një prej problematikave lidhet me ndërhyrjet dhe lidhjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, kryesisht në segmentin nga Moseli deri në Marshej. Sipas tyre, këto ndërhyrje ndikojnë në shpërndarjen e ujit dhe lënë një pjesë të banorëve pa furnizim të rregullt.

Për këtë situatë, kryetari i PSD-së në Malësi të Madhe, Ardian Hysa, i ka bërë thirrje Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve që të ndërhyjë dhe të marrë masa ndaj lidhjeve të paligjshme.

PSD kërkon që të garantohen shërbimet bazë për banorët dhe të merren masa konkrete për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe