Transporti falas për nxënësit dhe qytetarët, Tuzi e nis shtatorin me një tjetër lehtësi

Publikuar me datë:

Komuna e Tuzit do të vijojë edhe këtë vit të ofrojë transport publik pa pagesë për nxënësit dhe qytetarët.

Kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, ka bërë të ditur se shërbimi do të nisë më 1 shtator dhe do të jetë falas për të gjithë përdoruesit.

Nisma synon t’u lehtësojë familjeve shpenzimet e përditshme të transportit, veçanërisht atyre që kanë fëmijë të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollave. Përmes këtij shërbimi, komuna synon gjithashtu të rrisë përdorimin e transportit publik.

“Komuna e Tuzit vazhdon edhe këtë vit të sigurojë transport publik falas për nxënësit dhe të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Gjelaj përmes rrjeteve sociale.

Transporti falas në Tuz vjen në një kohë kur në Shqipëri shumë familje, sidomos në zonat rurale dhe të thella, përballen ende me vështirësi dhe kosto të konsiderueshme për transportin e fëmijëve drejt shkollave.

Në përfundim të njoftimit, Gjelaj thekson se kjo është një prej masave konkrete të ndërmarra nga komuna në funksion të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rishfaqet Mojtaba Khamenei, mesazh qytetarëve, Udhëheqësi Suprem i Iranit paralajmëron konflikte politike

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, u ka bërë thirrje zyrtarëve të shmangin përçarjet politike dhe deklaratat që mund të dëmtojnë moralin e shoqërisë iraniane. Në një mesazh të publikuar të premten në kanalin Telegram “Martyr Leader News”, me rastin e Javës së Qeverisë, Khamenei deklaroi se çdo veprim që dëmton unitetin shoqëror është i […]

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 29 gusht 2026

Edhe për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje në orët e mesditës. Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët shtrëngata afatshkurtra në male shoqëruar më […]

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Gusht 2026, njihuni me shenjat më me fat

DashiJe në favor të njerëzve përreth teje dhe të...

Stamboll/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë kaos, disa aksidente dhe të lënduar

Stambolli u përball sot me reshje të forta shiu...