Një automjet është përfshirë nga flakët këtë mbrëmje në zonën e Polvarit, më 25 gusht 2026.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.
Ndërkohë, policia ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.
Burimi: Zani i Veriut

