Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare Dolly Parton, ikona e muzikës country

Publikuar me datë:

Dolly Parton, një nga figurat më të njohura dhe më të dashura të muzikës amerikane, është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare në Nashville. Lajmi është bërë i ditur nga familja e saj.

Këngëtarja, autorja dhe aktorja amerikane ndërtoi një karrierë gati gjashtë dekada, duke u kthyer në një prej emrave më të rëndësishëm të muzikës country.

Gjatë karrierës së saj, Parton fitoi 11 çmime Grammy, përfshirë edhe një Grammy për kontributin në karrierë, ndërsa shiti më shumë se 100 milionë disqe në mbarë botën.

Ajo u bë e njohur për këngë që u kthyen në hite ndërkombëtare, mes tyre “Jolene” dhe “I Will Always Love You”, duke lënë një gjurmë të rëndësishme në historinë e muzikës.

Sipas raportimeve, gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë muajve të fundit. Dolly Parton largohet nga jeta si një prej ikonave më të mëdha të country-t amerikan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related