Një moment historik për Shqipërinë u shënua në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, ku Islam Dudaev fitoi medaljen e artë.
Dudaev u kurorëzua kampion në stilin e lirë, në peshën deri në 74 kilogramë, pasi triumfoi në finalen kundër Fati Vejselit, mundësit shqiptar që garon për Maqedoninë e Veriut.
Finalja u ndërpre përpara kohe, pasi Vejseli pësoi një dëmtim dhe nuk ishte në gjendje të vazhdonte duelin.
Ndërkohë, Shqipëria siguroi edhe një tjetër sukses përmes Zelimkhan Abakarov, i cili fitoi medaljen e argjendtë.
Abakarov konkurroi në kategorinë 65 kg, stil i lirë, ku arriti të kualifikohej për në finalen e madhe. Në përballjen për medaljen e artë, ai u ndesh me turkun Ahmet Duman dhe u mposht me rezultatin 4–2. Ky rezultat i siguroi Abakarovit medaljen e argjendtë, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme për Shqipërinë. Medaljet e arritura nga mundësit shqiptarë në Taranto janë një sukses i madh, duke e ngjitur flamurin kuqezi në një nga ngjarjet më të shquara sportive të Mesdheut.

