Radhë automjetesh në Muriqan, emigrantët i japin fund pushimeve në Shqipëri

Publikuar me datë:

Një numër i madh automjetesh është konstatuar gjatë orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Muriqanit, teksa shumë emigrantë kanë nisur udhëtimin drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

Pamjet e regjistruara rreth orës 03:00 tregojnë lëvizje të dendura automjetesh në drejtim të doganës, duke sinjalizuar nisjen e fluksit të kthimit pas përfundimit të pushimeve verore.

Pritet që qarkullimi në Muriqan të mbetet i lartë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi një pjesë e emigrantëve po rikthehen gradualisht në vendet e tyre të rezidencës dhe punës.

Fluksi i shtuar në këtë pikë kufitare pritet të shoqërojë ditët e fundit të sezonit të pushimeve, me mijëra udhëtarë që lënë Shqipërinë pas qëndrimit gjatë verës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosova merr flamurin e Lojërave Mesdhetare 2030

Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar çastin e ngritjes...

A do e mbroje Britaninë, Trump: Londra nuk na mbështeti në operacionet kundër Iranit

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka evituar të japë një...

OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për klimën paralajmëroi të...

Zjarret/ 8 vatra aktive, situata më problematike në Lezhë

Tiranë, 3 shtator 2026 – Menaxhimi i situatës së...