Seman/ Shpëtohet nga mbytja 70-vjeçari

Publikuar me datë:

Një burrë 70-vjeçar nga Lushnja u shpëtua nga mbytja në plazhin e Semanit, falë reagimit të shpejtë të rojeve bregdetare.

Ngjarja ndodhi ndërsa ai ishte në shoqërinë e familjes, kur dy vrojtues plazhi vunë re lëvizjet e tij të pazakonta – teksa burri dilte e zhytej në mënyrë të përsëritur në det.

Rojet bregdetare ndërhynë pa humbur kohë, duke zbatuar me përpikëri protokollin për ndihmën e shpejtë. Si rezultat i veprimit të tyre, 70-vjeçarit iu normalizua frymëmarrja.

Vetëm disa minuta më pas, ai u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Fierit, ku iu ofrua trajtimi mjekësor i nevojshëm.

Sipas burimeve, pas kujdesit të marrë në spital, gjendja e të moshuarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Xhenis Çela nis takimet e “Pranisë Besnike” në Shkodër, ndalesa e parë në Gur të Zi

Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun Shkodër, Xhenis Çela,...

Shkodër/ Hedh mbetjet në hapësirë publike, gjurmohet dhe detyrohet të pastrojë vendin

Një person është ndëshkuar nga strukturat e Bashkisë...

Zjarri përhapet në Bardhaj e Myselim, flakët luftohen edhe nga ajri

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në zonat...