Një burrë 70-vjeçar nga Lushnja u shpëtua nga mbytja në plazhin e Semanit, falë reagimit të shpejtë të rojeve bregdetare.
Ngjarja ndodhi ndërsa ai ishte në shoqërinë e familjes, kur dy vrojtues plazhi vunë re lëvizjet e tij të pazakonta – teksa burri dilte e zhytej në mënyrë të përsëritur në det.
Rojet bregdetare ndërhynë pa humbur kohë, duke zbatuar me përpikëri protokollin për ndihmën e shpejtë. Si rezultat i veprimit të tyre, 70-vjeçarit iu normalizua frymëmarrja.
Vetëm disa minuta më pas, ai u dërgua me autoambulancë në Spitalin e Fierit, ku iu ofrua trajtimi mjekësor i nevojshëm.
Sipas burimeve, pas kujdesit të marrë në spital, gjendja e të moshuarit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

