Shtatë persona, përfshirë dy punonjës policie, humbën jetën në një aksident të rëndë të ndodhur të shtunën në autostradën A66 pranë Middlesbrough, në verilindje të Britanisë së Madhe.
Policia e Cleveland njoftoi se ngjarja u shënua rreth orës 03:39 në zonën South Bank, ku një automjet Volkswagen Passat, që dyshohet se lëvizte kundër drejtimit të trafikut, u përplas me një makinë patrulle të policisë.
Të dy oficerët e ndodhur në automjetin e policisë humbën jetën në vend, po ashtu edhe pesë pasagjerët që ndodheshin në Volkswagen Passat nuk mbijetuan. Në aksident ishin të përfshira gjithsej tre automjete dhe disa nga viktimat humbën jetën në vendngjarje.
Hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit kanë nisur nga autoritetet britanike. Përkohësisht, zona e autostradës është mbyllur, duke i dhënë mundësi ekipeve të emergjencës dhe hetuesve të kryejnë punën e tyre në vendin e ngjarjes.

