Nderim për të rënët për liri, në Gropat e Selcës

Publikuar me datë:

Në Gropat e Selcës, në Kelmend, është zhvilluar ceremonia përkujtimore në nderim të qëndresës së Sukës së Mkushit, një ngjarje që rikthen në vëmendje sakrificat dhe rezistencën e malësorëve ndër vite.

Në aktivitet mori pjesë edhe Florida Peraj, e cila ka shprehur respektin për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan jetën për lirinë.

Peraj vlerësoi gjithashtu kontributin e familjes Tinaj dhe në veçanti të Gjergj Tinajt, për ruajtjen e kësaj historie dhe përcjelljen e saj brez pas brezi.

“Me nder dhe krenari mora pjesë në përkujtimoren e Sukës së Mkushit, në Gropat e Selcës, Kelmend, një ngjarje që mban gjallë kujtesën e qëndresës heroike të malësorëve tanë”, është shprehur Peraj.

Ajo nënvizoi se kujtimi i atyre që dhanë jetën për lirinë mbetet një detyrim moral për brezat e sotëm, ndërsa ruajtja e këtyre ngjarjeve historike është e rëndësishme për identitetin dhe trashëgiminë e Kelmendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related