Aksident në Koman, përplasen dy mjete lundruese, disa persona të lënduar

Publikuar me datë:

Një aksident është shënuar në ujërat e Liqenit të Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë, disa persona kanë pësuar dëmtime.

Të lënduarit po nxirren nga zona e aksidentit dhe po transportohen drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe distancës.

Banorë të zonës dhe persona që ndodheshin me varka janë angazhuar për t’u ardhur në ndihmë të dëmtuarve dhe për t’i transportuar ata drejt tokës.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa informacionet për numrin e të lënduarve dhe gjendjen e tyre pritet të konfirmohen në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tragjedia në Athinë me 6 viktima, në pranga dy grekë dhe një shqiptar! Dyshohet se ndërhynë në…

Një shtetas shqiptar është ndaluar nga policia greke si një prej tre personave të dyshuar për shpërthimin vdekjeprurës në lagjen Plaka të Athinës më 25 shtator, ngjarje gjatë së cilës humbën jetën gjashtë vetë, përfshirë tre shqiptarë me pasaportë amerikane. Kolian Ilia, 34 vjeç, është identifikuar si një nga të ndaluarit, ndërsa të tjerët janë […]

Trump përplaset me gazetarin e Reuters: “Je i neveritshëm, për kë punon?”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pati një...