25 vatra zjarri brenda një dite/ Kurora e malit të Dajtit dhe në Tërbun vijon të digjet

Publikuar me datë:

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 1 është nën monitorim.

Vatrat kryesore aktive janë në Dajt dhe Priskë, Tiranë, Lufaj, Mirditë dhe Tërbun, Pukë.

Në Dajt operacioni vijon me 50 efektivë të FA, 15 zjarrfikës dhe 5 forca të AZM, pa rrezik për zonat e banuara.

Në në pyjet e Malit të Tërbunit vijon angazhimi i gjerë i strukturave vendore, vullnetarëve dhe FA, me mbështetjen e 2 helikopterëve, ndërsa edhe këtu nuk ka rrezik për banesat.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në disa prej vatrave të ditëve të fundit: Gurë-Lura, Bruçi në Mat, Tharri në Mirditë dhe zjarri në Selenicë janë shuar plotësisht, ndërsa në Qafë Helmes vijon monitorimi dhe operacionet me forcat lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë...

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]