28 të mitur gati për përleshje në Kombinat, policia i ndalon para se të përplasen

Publikuar me datë:

Një konflikt i nisur në rrjetet sociale rrezikoi të përfundonte në një përleshje të rëndë mes të miturve në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 28 djem të moshave 13 deri në 17 vjeç, të cilët dyshohet se ishin organizuar në grupe për t’u takuar dhe për t’u përballur fizikisht. Sherri, që besohet se ka nisur për motive personale, ishte përshkallëzuar përmes komunikimeve dhe postimeve në TikTok.

Policia mori informacion në rrugë operative se të rinjtë kishin përcaktuar vendin dhe kohën e takimit. Menjëherë pas sinjalizimit, efektivë të Komisariatit nr. 6, së bashku me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, shkuan në rrugën “Llambi Bonata”.

Të miturit u gjetën të shpërndarë në disa grupe. Gjatë kontrolleve, policia konstatoi se disa prej tyre mbanin mjete të mprehta dhe sende që mund të përdoreshin gjatë një përleshjeje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan të paktën pesë thika, kaçavida dhe disa maska. Të 28 të rinjtë u shoqëruan në Komisariatin nr. 6 për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërhyrja e policisë bëri të mundur parandalimin e përplasjes, e cila, duke pasur parasysh moshën e të përfshirëve dhe mjetet që dyshohet se kishin me vete, mund të kishte pasoja të rënda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Përshkallëzohet situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen në zyrat e Bankers

Rreth 20 banorë të fshatrave të zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë...

Në pranga kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë në hotel

Kreu i PD-së në Malësinë e Madhe, Fredi Sterkaj, është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi dyshohet për lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në hotelin në pronësi të tij. Sipas të dhënave paraprake, arrestimi është kryer nga Policia e Shkodrës, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura në vijim.

Londër/ Arrestohen spiunët e Iranit, një burrë dhe një grua

Autoritete Britanike kanë arrestuar dy persona në Londër të cilët dyshohet se kanë qenë spiunë të Shërbimit të Inteligjencës Iraniane. Sipas Policisë Metropolitane të Londrës, bëhet fjalë për një burrë 60-vjeçar dhe një grua 42-vjeçare, të cilët u arrestuan në dy prona në kryeqytetin britanik. Arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi për shkelje […]