FSHF vendos “armikun” e Flamurtarit si gjyqtar kryesor, klubi vlonjat reagon para sfidës me Teutën

Publikuar me datë:

Flamurtari ka reaguar në mënyrë të pazakontë pak minuta para ndeshjes me Teutën, duke kontestuar përzgjedhjen e Eldorjan Hamitit si gjyqtar kryesor.

Klubi vlonjat tregon se në katër ndeshjet e fundit ndaj Teutës, Hamiti ka gjykuar tri prej tyre.

Dhe madje Flamurtari dyshon për paanshmërinë dhe standardin e gjykimit të Hamitit.

Deklaratë zyrtare e Flamurtarit:

Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim.

Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat dhe problematikat tona të mëparshme, konstatojmë se në 4 ndeshjet e fundit ndaj Teutës, në 3 prej tyre është caktuar i njëjti arbitër.

Përvoja jonë me këtë arbitër ka qenë e shoqëruar me vendime të diskutueshme dhe situata që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës, duke krijuar dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë dhe standardin e gjykimit.

Në këto kushte, ritheksojmë kërkesën tonë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe profesional në përzgjedhjen e arbitrave, në mënyrë që të garantohet një garë e drejtë dhe transparente për të gjitha palët.

Ky reagim nuk ka për qëllim të cenojë askënd personalisht, por të mbrojë integritetin e garës dhe interesin e klubit tonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet...

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Belinda Ballukut...

Sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Migjeni”, tre çmime për shfaqjen “Offline për një Ditë”

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë e Teatrit “Migjeni”...