Goditen Exchange-t pa licencë, sekuestrohen mijëra euro në tre pika këmbimi valutor

Publikuar me datë:

Tre pika këmbimi valutor janë goditur nga policia e Tiranës pasi ishin pa licencë. Nën hetim u vunë pronarët si dhe u sekuestruan mijëra euro.

Më konkretisht, policia bën me dije se ka sekuestruar 45 000 euro, 7000 dollarë, 3000 paunde dhe 1 500 000 lekë në këto tre subjekte të këmbimit valutor, pasi rezultoi se nuk ishin të licencuara për këtë aktivitet.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të kontrolleve të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme”, evidentuan 3 raste të tjera të këmbimit të valutave, nga subjekte të palicencuara për këtë aktivitet.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 pronarët e subjekteve në rrugët “Abdyl Frasheri”, “Sokrat Miho” dhe “Sulejman Delvina”, shtetasit O. L., 31 vjeç, E. P., 35 vjeçe dhe M. D., 40 vjeç.

Kontrollet dhe verifikimet ndaj shtetasve dhe në subjekte, vijojnë.”- njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rritet sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet...

Sekuestrohet vila e Belinda Ballukut në Dhërmi, i rëndohet pozita penale

SPAK ka vënë nën sekuestro vilën e Belinda Ballukut...

Sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Migjeni”, tre çmime për shfaqjen “Offline për një Ditë”

Shfaqja “Offline për një Ditë”, premierë e Teatrit “Migjeni”...