Uji i pijshëm në Malësinë e Madhe, nis aksioni ndaj lidhjeve të paligjshme

Publikuar me datë:

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm në Malësinë e Madhe kanë sjellë reagimin e kryebashkiakut Tonin Marinaj, i cili ka njoftuar nisjen e kontrolleve për identifikimin e lidhjeve të paligjshme dhe rasteve të shpërdorimit të ujit.

Në një takim të zhvilluar në Bashkinë Malësi e Madhe, drejtues të Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, përfaqësues të institucioneve vendore dhe deputeti Bujar Rexha diskutuan situatën e furnizimit dhe masat që mund të ndërmerren për përmirësimin e saj.

Sipas Marinajt, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe projekteve të parashikuara për zonat e Bajzës dhe Gruemirës.

Ndërkohë, Task-Forca e UKSH-së pritet të nisë kontrollet në terren, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit, për të evidentuar ndërhyrjet e paligjshme në rrjet dhe përdorimin abuziv të ujit të pijshëm.

Kryebashkiaku u ka bërë gjithashtu apel banorëve që të tregohen të kujdesshëm me konsumin e ujit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, kur prurjet e burimeve ujore janë më të ulëta.

“Duhet të shmangim çdo formë shpërdorimi dhe të kursejmë ujin e pijshëm”, është apeli i Marinajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shkodra e një shekulli më parë vjen me ngjyra në albumin e Pjetër Logorecit

Studiuesi Pjetër Logoreci sjell një tjetër version të albumit...

Sarandë/ Policia Kufitare ndalon 5 mjete lundruese, gjobiten pronarët

Policia Kufitare e Sarandës ka ndaluar pesë mjete lundruese...

Sarandë/ Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit, ndryshohet masa e sigurisë në “detyrim paraqitje” për Gëzim Bashllarin

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të liruar nga burgu ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, duke modifikuar masën e sigurisë të vendosur më herët ndaj tij. Togat e zeza të Apelit kanë zëvendësuar masën “arrest me burg” me një masë më të lehtë, duke urdhëruar largimin e Bashllarit nga qelia […]

Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve

Zjarri që ka shpërthyer në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në...