Donacion me inteligjencë artificiale për diagnostikimin e sëmundjeve të zemrës

Publikuar me datë:

Një pajisje mjekësore e teknologjisë së avancuar, e mbështetur nga inteligjenca artificiale për diagnostikimin e problemeve kardiake, i është dhuruar shërbimit shëndetësor në Koplik nga Fondacioni shqiptaro-amerikan “Trashëgimia e Prek Calit”, me qendër në Michigan.

Pajisja, ndonëse e përmasave të vogla, pritet të ndihmojë stafin mjekësor në identifikimin e hershëm të problematikave të zemrës dhe në përmirësimin e shërbimit ndaj pacientëve.

Në ceremoninë e dorëzimit morën pjesë drejtues të fondacionit, përfaqësues të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor, drejtues të institucioneve shëndetësore në Malësi të Madhe, personel mjekësor dhe përfaqësues të fondacionit në Shqipëri.

Kreu i fondacionit, Dr. Anton Lajçaj, e cilësoi këtë donacion si një hap të parë, duke shprehur gatishmërinë për të vijuar mbështetjen me pajisje dhe ndihma të tjera për shërbimet shëndetësore.

Ceremonia zyrtare u zhvillua në ambientet e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Koplik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sarandë/ Apeli liron nga qelia ish-shefin e Komisariatit, ndryshohet masa e sigurisë në “detyrim paraqitje” për Gëzim Bashllarin

Gjykata e Apelit ka marrë vendimin për të liruar nga burgu ish-shefin e Komisariatit të Policisë së Sarandës, Gëzim Bashllari, duke modifikuar masën e sigurisë të vendosur më herët ndaj tij. Togat e zeza të Apelit kanë zëvendësuar masën “arrest me burg” me një masë më të lehtë, duke urdhëruar largimin e Bashllarit nga qelia […]

Flakët dalin jashtë kontrollit në Fushë-Bulqizë, vështirësohet ndërhyrja e zjarrfikëseve

Zjarri që ka shpërthyer në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, në...